Si pasojë e tërmetit të rënë në 26 Nëntor, dëme kanë pësuar dhe shkollat dhe institucone të tjera shtetërore.
Shkolla “Naim Babameto” në Spitallë është shkolla e parë që do të shembet në Durrës, ndërsa dëmtimet që ajo ka marrë kanë qenë të shumta.
Fillimisht nga shkolla janë nxjerrë materialet më të mëdha, ndërsa pritet shembja e saj finale.
Mësimi në të gjithë qarkun e Durrësit pritet të nisë të hënën, në 9 Dhjetor, ndërkohë që pritet evidentimi i të gjitha godinave me probleme.
Ndërkohë edhe në Tiranë ka pasur dëme në disa shkolla, ndërsa dje u shemb godina e shkollës në Pezë.
Discussion about this post