08:46 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëmet për aksidentet paguhen dy herë, ligji i cunguar në Shqipëri. Ja sa para janë paguar nga Fondi i kompensimit

18:08 | 30/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksident i rëndë në Korçë, plagosen 4 persona

Foto ilustruese

Ligjet në Shqipëri, përgjithësisht janë të hartuara në mënyrë të tillë që lënë hapësirë për abuzime, apo boshllëqe ky secili institucion, inspektor apo gjykatës, mund t’a interpretojë një situatë sipas këndvështrimit të tij dhe kjo gjë ndodh në të gjithë sektorët. Shqetësim së fundmi po bëhet në atë të sigurimeve, kryesisht sa i takon aksidenteve automobilistike.

Në rastet e aksidenteve pa shkaktarë, kur fajtori është larguar nga vendi i ngjarjes, apo kur mjeti motorik është i pasiguruar, i dëmtuari ka të drejtë që të kërkojë dëmshpërblim nga Byroja Shqiptare e Sigurimit. Deri këtu situata është normale, por kompanitë e sigurimeve kanë zbuluar se me këtë pjesë ka abuzime të cilat nuk kanë një rrugë zgjidhje.

Sipas tyre, abuzimi më i fundit i regjistruar nga palët e treta ndaj Byrosë lidhet me kërkimin e dëmit në gjykatë, pasi është akorduar në rrugë administrative nga Byroja. Ky shihet si një fenomen tejet shqetësues, pasi i njëjti dëm rrezikohet të paguhet 2 herë.

Dhe si operohet në këto raste? Pala e dëmtuar i drejtohet në rrugë administrative Byrosë duke kërkuar shpërblimin e dëmit rrjedhur nga aksidenti. Byroja vijon me procedurën e trajtimit dhe vlerësimit të dëmit e më pas paguan në favor të palës së dëmtuar vlerën e përllogaritur. Kjo e fundit, edhe pse ka rënë dakord me shumën e akorduar, i drejtohet sërish gjykatës për të kërkuar diferencën e dëmshpërblimit sipas “ligjit”, i cili në këtë rast e krijon vetë hapsirën abuzive. Në këtë pikë, sërish gjykata legjitimon kërkesën e palës paditëse duke dëmshpërblyer kështu për të njëjtin rast dy herë.

Referuar të dhënave zyrtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, gjatë vitit të kaluar nga Fondi i Kompensimit, dëmet që janë shlyer, si pasojë e vendimeve të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, arrijnë vlerën e 781 milionë lekëve.

Ndërsa sa i takon këtij viti, për periudhën janar-korrik 2019, nga fondi i kompensimit janë paguar në total 379 milionë lekë, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, edhe pse pjesa më e madhe është në proces ekzekutimi.

Nga ana tjetër, çdo ditë e më shumë, kompanitë e sigurimeve po marrin përgjegjësitë që u takojnë duke paguar dëmet në rast aksidentesh.

Të dhënat më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, që i përkasin periudhës janar- gusht 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,939 milionë lekë, ose 9.99% më shumë se në periudhën janar- gusht 2018./drr-lajme

Etiketa: aksident
Pas

“Air Albania”/ Zihet ngusht nga gazetarja, Balluku humb qetësinë: Duhet të lexoni më shumë (Video)

Para

Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

Para
PS, PD, LSI bashkë/ Këshilltarët e Bashkisë Kukës: Të anulohet taksa në Rrugën e Kombit, ndryshe protestë!

Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.