Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbërritur në Los Angeles Kaliforni për të vizituar komunitetet e prekura nga zjarret që kanë shkatërruar vendin javët e fundit. Presidenti i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania, u prit nga guvernatori i shtetit Gavin Newsom.
“Unë e vlerësoj guvernatorin që erdhi këtu për të më pritur mua”, tha Trump, duke shtuar se zona “duket sikur është goditur nga një bombë”, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Newsom falënderoi presidentin për vizitën, duke shtuar se “kjo do të thotë shumë për të gjithë ne dhe do të kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj”. Trump më pas bëri një turne në këmbë në lagjen e Paqësorit Palisades, ku zjarri më i madh që ka goditur qarkun është ende i furishëm. “Dëmi është i paimagjinueshëm”, përfundoi presidenti amerikan.
Zjarret në Kaliforni kanë qënë shkatërruese për të gjithë shtetasit amerikanë ku mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre ndërsa të tjerët janë evakuar nga shërbimet e emergjencës amerikane.