Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj po zhvillon një inspektim në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë. Në këtë takim ministri shoqërohet nga ministrja e Financave, Helga Vukaj.
Demiraj po takohet autoritetet e rendit dhe sigurisë, që punojnë në këtë pikë, për t’i përgëzuar për kapjen e lëndës narkotike që u tentua të kalohej pak ditë më parë.
Ai u ka kërkuar zyrtarëve atje që të forcojnë masat e sigurisë në atë pikë, në mënyrë që të luftohet trafikimi i lëndëve narkotike. (S.SH/Shuplaka)