Pas takimeve me koordinatorët e Beratit, ministri Brendshëm Dritan Demoraj ka takuar edhe koordinatorët e subjekteve politike në Elbasan.
Demiraj ka takuar Edmond Spahon, Taulant Ballën dhe Monika Kryemadhin për të dëgjuar pretendimet e tyre në lidhje me procesin zgjedhor.
Mësohet se Demiraj ka kërkuar nga tre koordinatorët, uljen në minimum të tensioneve politike.
Po ashtu Demiraj ka udhëzuar Drejtorin Vendor të Policisë së qarkut Berat, për të marrë masa për shit-blerjen e votës, mospërfshirjes efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve.
Demiraj ka zhvilluar edhe takime të tjera të këtij lloji gjatë këtyre ditëve, kjo në kuadër të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor. (D.D/shuplaka)