Drejtori i institutit të studimeve politike Afrim Krasniqi, na sjell sot një pasqyrim të dhënash mbi partitë konkurese nga viti 1920- 2017, duke u ndalur në fund në situatën aktuale politike.
Duke i bërë një interpretim tabelës që ai ka publikar, vihet re se si ka ndryshuar numri i partive në pushtet në prag zgjedhjesh dhe atyre në opozitë.
Sa i përket numrit të partive që përfaqësonin opozitën në vitin 1920 kishim vetëm 2 parti në konkurim dhe vetëm 1 parti në opozitë. Rrija e numrit të partive vihet re nga viti 1991 e duke arritur numrin me të lartë të partive konkuruese në vitin 2013 ku numëroheshin 66 parti. Ndërsa numri më i madh i partive opozitare haset në vitin 2005 me 18 parti opozitare. Sot në 2017 kemi vetëm 15 në konkurim dhe 2 opozitare një ulje e numrit të partive në zgjedhje.
Shkrimi i Afrim Krasniqit:
Zgjedhje reale konkuruese apo votime proceduriale? ISP paraqet trajektoren e subjekteve zgjedhjore dhe votimeve formale ne 100 vjet. Me 1920 -1923 kishim parti dhe opozite, midis 1924-1945 nuk patem parti dhe as opozite, nga 1945-1990 vetem nje parti pa opozite, me 1991 ishin 11 parti por vetem 4 opozitare, dhe keshtu me rradhe, – deri me 2013 me 43 parti opozitare ne totalin e 66 subjekteve zgjedhore. Me 2017? Kthim pas, pas ne kohe, ne standarde dhe ne sjellje politike e logjike institucionale. Jane 15 subjekte, por vetem 2 jane te percaktuara opozitare. Fatet dhe axhendat e dy-tre individeve u imponuan si fate e axhende per shtetin e shoqerine. Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe kam frike, se me kete brum qe po gatuajme, keshtu do te jemi. Pa komente te tjera, perfundimi eshte i trishte dhe i qarte: demokracine e enderruam, e kerkuam, por as e kuptuam, as e mesuam dhe natyrisht as e zbatuam. Te tjerat jane emra dhe statistika kalimtare!
(S. SH/SHUPLAKA)