14:48 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demokratët dhe “sherri” i radhës! Këtë herë mes Gazment Bardhit dhe Endri Hasës

"Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së"

19:03 | 17/09/2023
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demokratët dhe “sherri” i radhës! Këtë herë mes Gazment Bardhit dhe Endri Hasës

Seria e radhës është zhvilluar nga anët e demokratëve. Në media ditën e sotme u shpërnda një lajm i cili thoshte se Endri Hasa i kishte fshirë mesazhet Gazment Bardhit në grupin parlamentar të PD-së në Whatsapp, ku njoftohej për mbledhjen e radhës të deputetëve.

Si administrator i grupit, në lajmin e shpërndarë prej disa mediave, thuhet se Hasa ka fshirë së pari mesazhin e Bardhit dhe pas kësaj u ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët.

Megjithatë, Hasa ka bërë një reagim në Facebook lidhur me këtë situatë. Ai shprehet nëpërmjet një postimi se ky është një lajm i rremë, ku akuzon Bardhin si autor për interesa personale.

Më tej, shpjegon se Bardhit i është hequr administrimi grupit të Whatsapp duke qenë se nuk ka asnjë funksion as në PD dhe i është deleguar Flutura Açkës, për faktin se është ajo e cila ka drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit.

Endri Hasa: Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.

Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup Whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.

Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të Whatsapp-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.

Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.

Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: endri hasaGazment BardhiPDSherr mes demokratëvetirane
Pas

Vrau bashkëshorten me shkop druri në Përmet, 82-vjeçari pëson infarkt

Para

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

Para
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sezoni turistik 2025/ Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për policimit të përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës

Manastirliu: Rishikim i kornizës kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së

Kriza në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani do të thërrasë në takime liderët e partive politike

Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Berlin, tymi mbulon qytetin

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

Tabaku: Turizmi rritet, por më pak biznese të vogla hapen për shkak të taksave të larta dhe mungesës të konkurrencës së ndershme

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.