Skerdjan Dhuli i ftuar këtë pasdite në Fax News komentoi për gazetaren Rovena Neziri masën e arrestit ndaj Sali Berishës. Sipas Dhulit, tashmë karriera e ish-kryeministrit është e përfunduar. Nga ana tjetër, demokratët e kuptojnë se situata nuk është aspak e mirë, por nga kjo që ndodh Lulzim Basha nuk përfiton aspak.
Partia Demokratike, sipas Dhulit, është në këtë gjendje për shkak të dy njerëzve: Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Mundësia e vetme për të dalë nga kjo situatë është që demokratët të largohen nga këta të dy.
Skerdjan Dhuli: E izoluan sot dhe për mendimin tim, këta Berishën do ja nxjerrin mandatin. Ose do ta dënojnë në një moment të caktuar, i kushton jo vetëm mandatin por edhe funksionin publik. Praktikisht një karrierë e mbyllur. Epoka insitucionale Berisha ka përfunduar. E kanë mbyllur në shtëpi dhe nuk e nxjerrin andej pa kaluar 6 muaj. Partia nuk drejtohet nga 1 njeri. Pavarësisht se Berisha detyra të caktuara t’i delegoj tek vartës nuk është e lehtë për t’u intepretuar në terren. Demokratët e kuptojnë që situata nuk është aspak e mirë. Nga kjo që ndodh me Berishën, Lulzim Basha nuk përfiton. Demokratët që kanë shkuar në foltore e kanë mbyllur hesapin me Lulzim Bashën. Nuk interferon aspak pozitivisht tek Basha, sepse elektorati që ka shkuar tek foltoirja nuk rikthehet tek Lulzim Basha. Demokratët tani janë të fikur totalisht. PD është në këtë situatë prej dy emrave Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Non-grata e Berishës ndodhi sepse nuk u fitua në 2021. PD në këtë situatë ka vetëm një rrugë shpëtimi, por besoj se nuk do ndodhi. Do të vazhdojë një lloj letargije e PD, përgjumje totale e strukturave. Me largimin e Berishës edhe parlamenti do të ndryshojë shumë. Sigurisht që Lulzim Basha nuk përfiton dot. Nëse demokratët duan të dalin t’i thonë edhe Lulzim Bashës dhe Berishës, stop se na morët në qafë. Mua më dhemb se PD si mekanizëm që sfidon pushtetin ka lënë Shqipërinë pa një alternativë që e sfidon këtë pushtet. Edhe nëse Berisha del nga izoliimi nuk shkon dot në zgjedhje sepse nuk ka vulë.