Sapo kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të tërheqë kandidatin e tij në Kavajë, duke i lënë rrugë të hapur anullimit të zgjedhjeve për këtë bashki, demokratët kanë reaguar të gëzuar për fitoren e parë të çadrës sipas tyre. Sali Berisha, Ervin Salianji. Julian Deda, Rudin Sata, Lefter Maliqi e shumë të tjerë kanë reaguar me postimet e tyre në rrjetet sociale, të mbledhura në galerinë më poshtë.
”Një mundësi për të vijuar dialogun politik”, kështu e ka vlerësuar presidenti Bujar Nishani veprimin e sotëm të kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin e tij në Kavajë, Klodian Shehin.
”Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.”, deklaron Nishani.
”Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.”, theksoi sot Rama në deklaratën e tij nga Kryeministria, duke shtuar se ka plan për destabilizimin e Shqipërisë.
Edhe sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për kryetar Bashkie në Kavajë. Shkak për këtë vendim të kreut të Qeverisë, u bënë, sipas tij, sinjalet për zhvillime të rrëmujshme.
“Frika ruan vreshtin, apo ruan idiotin? E pra, ti s’e ke idenë për 18 Qershorin. Kavaja do të të dukej lule!” shkruan Eno Bozdo.
(V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1736″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]