Gazetarja Jonida Omeri, ka diskutuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në FaxNews, mbi Partinë Demokratike në raport me zgjedhjet e 14 Majit. Omeri thotë se rezultati i opozitës ishte i pritshëm, sakaq shton se demokratët kanë zgjedhur ta refuzojnë Partinë Demokratike, sikurse dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Jonida Omeri: Megjithëse PD dhe koalicioni pësuan një disfatë të madhe në këto zgjedhje, kjo gjë pritej. Një PD e përçarë solli një opozitë të përçarë. Nga 61 bashkitë e vendit, koalicioni mori 7 të tilla, ndërsa PD asnjë.
Demokratët kanë zgjedhur ta refuzojnë në këto zgjedhje Partinë Demokratike, qoftë atë zyrtare drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, qoftë atë të koalicionit drejtuar nga dyshja Berisha-Meta. Mbi 200 mijë votues që në zgjedhjet e 2021 e kanë votëbesuar PD-në.
Megjithatë, gazetarja shprehet që në korridoret e PD-së, humbja solli një zhgënjim të demokratëve, konkretisht në garën për Elbasanin, kur prej tyre pritej një rezultat triumfues i kandidatit të koalicionit, Luçiano Boçi.
Humbja nuk u prit mirë në korridoret e PD-së. Në datën 14 maj, pas fitores së tre bashkive, një zymtësi kaploi korridoret e PD-së.
Zhgënjimi u duk dhe në humbjen e Luçiano Boçit, i cili ka qenë më i votuari dhe kishte një besim të madh që do të fitonte.
Ajo që do të ndodhë me opozitën, duke përfshirë këtu PD-në zyrtare dhe grupin që drejton ish-kryeministri Sali Berisha është ende e panjohur, por Omeri shton se dorëheqja e Alibeajt, nuk do të thotë një largim i përhershëm, duke qenë se ai ka zgjedhur të jetë nënkryetar i PD-së dhe deputet. Këtu është një shteg, për t’u shfaqur sërish si kandidat në zgjedhje të ardhshme.
Është duke u pritur se si do të veprohet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, janë në pritje të një vendimi unik.
Lëvizjet më të shumta kanë qenë në PD. Alibeaj e kishte konfirmuar më herët që nëse nuk do të kishte një rezultat të mirë, do të dorëhiqej. Deklaroi që do të jetë nënkryetari i PD-së dhe deputet. Mund të shfaqet sërish për të kandiduar.
Mbi Berishën, gazetarja ka thënë që megjithëse i përgjigjet çdo pyetje dhe ka respekt ndaj gazetarëve, mund të ketë pyetje për të cilat ka devijime, njësoj dhe për kreun e PL-së Ilir Metën. Edhe pas takimit të tyre, Omeri thotë se nuk ka ende një informacion të konfirmuar se kur do të do të ndodhë mbledhja e Këshillit Kombëtar prej Berishës dhe kur do të zgjidhet kreu i ri.
Megjithëse z.Berisha para zgjedhje deklaronte se do ta siguronte votën e qytetarëve, duket sikur do ta zhvendosë epiqendrën. Pika kyçe e tij, ka qenë që nuk ka përcaktuar se kur do të ndodhë mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe kur do të zgjidhet kreu i ri, por thotë që do të bëjë të mundur mbledhjen e dokumentacionit.
Berisha i përgjigjet çdo pyetje të mundshme, ka respekt ndaj çdo gazetari. Fakti që jemi aty përditë… Ka pyetje të forta, por mund të ketë një devijim nga z.Berisha dhe z.Meta.
Partia e Lirisë pas rezultatit që mori, z.Meta është takuar me z.Berisha, deklaruan që gjithë populli opozitar duhet të ngrihet në gradën për të larguar këtë qeveri./FaxWeb.al