Mijëra aktivistë opozitarë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, kanë marrë pjesë në një tubim duke kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të miratojë legjislacionin për shkarkimin e presidentit.
Policia tha se demonstrata e organizuar nga partia, Lëvizja e Forcave të Reja, e Mikheil Saakashvilit, kishte afro 2,500 protestues, por raportet në mediat lokale thonë se në tubim morën pjesë afro 5 mijë njerëz.
Demonstruesit u shpërndanë në mënyrë paqësore, pasi marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit Kiev dhe mbajtën tubim në Sheshin e Evropës.
Demonstrata ishte ftuar nga Saakashvili, një kohë aleat i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, por shumë liderë politikë opozitarë në Ukrainë, po ashtu, morën pjesë në protestën e sotme. (REL)