Ish- këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri reagon pas lajmit për rritjen e pagave për rreth 90 mijë punonjës të administratës.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Dylgjeri përmend edhe vendimin e gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, për të dëmshpërblyer ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani me 56 paga.
Sipas Dylgjerit, paratë për shlyerjen e pagave për Fullanin shteti mesiguri do t’i ketë marrë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Rrogat: nga 10% deri në…56 rroga!
Sot hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për administratën. Ministri i Financave Ahmetaj në një deklaratë për mediat tha:
“ nga sot rritja e pagave do te jetë mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike, nëpunësit civilë, aparatet e ministrive të linjës, administrata e Presidentit, administrata e Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe administratën e Prefektit”.
Ndërkohë, Gjykata tha: ish Guvernatorit të Bankës Fullani do ti rritet edhe me 56 rroga…
Thuhet se për shlyerjen e pagave të ishguvernatorit, shteti do të marrë kredi nga FMN…” (D.D/Shuplaka)