Është mbyllur në barazim pa gola finalja e Champions League mes Liverpool dhe Realit të Madridit, me dy skuadrat që u detyruan të bëjnë nga një zëvendësim të detyrueshëm që në këtë 45 minutësh.
Ishte lojtari nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të mes lotëve. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin. Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.
Vetëm pak minuta më pas, të njëjtin fat pati mbrojtësi i Realit Carvajal.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.
Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, madrileni i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit. Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi vetëm pak mbi traversë.
Por minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Realit të Madridit, të cilët krijuan disa raste, madje edhe shënuan me Benzema, por goli i francezit u anulua për pozicion jashtë loje.
RAMOS KNOCKS OUT SALAH WITH DIRTY FOUL!!!!! R. Madrid 0-0 Liverpool#UCLfinal #Salah #Liverpool pic.twitter.com/ARpE3Mpco5
— QUALITY (@Quality_HReel) May 26, 2018
Discussion about this post