Pedagogia dhe inxhinierja e ndërtimit Merita Guri, e ftuar në Fax News foli në lidhje me problematikat e ndërtimeve si dhe për dëmet që janë shkaktuar në banesa pas tërmetit.
Guri ka treguar rastet kur dëmtimet e banesave janë strukturore dhe jostrukutore, si dhe kur përbëjnë rerzik për të qendruar.
“Në këtë ndëritme kemi evidentuar si dëmtime strukturore ashtu dhe dëmtime jostrukturore. Kjo muraturë ka një dëmtim në strukturë. Kjo muraturë nuk ka përballuar forcën e tërmetit. Muratura është një material që nuk reziston dot në tërheqje dhe plasaritet.
Po ashtu kemi edhe dëmtime strukturore tek kolonat. Në krisje të tilla njerëzit janë të rrezikuar. Njërëzit duhet të dalin nga banesa derisa këto ndërtime të përforcohen, derisa inxhinierët dhe teknikët të japin vlerësimet e tyre sesi ti përforcojnë apo sesi ti bëjnë këto ndërtesa të afta për tu shfrytëzuar në vazhdim. Kjo kolonë ka dalë jashtë punë. Duhet të bëhen ndërhyrje me teknika të ndryshme, ose të bëhet rindëritmi dhe përforcimi ose të prishet dhe të ndërtohet nga e para, por këtë e vendosin inxhinierët dhe teknikët.Dëmtim në kolonë, ka një prerje dhe duhet të merret masa menjëherë.
Këtu është një plasaritje suvaje dhe është si rezultat i përdorimit të suvasë jo cilësore. Materiali nuk është cilësor, por nuk është në strukturë. Është thjeshte plasaritje.
Kemi një dëmtim jostrukturor sepse kolona nuk ka asnjë lloj dëmtimi, por kemi dëmtime ngjitur me kolonë, poshtë traut. Materiali i parë është kolona e cila është beton dhe hekur dhe materiali i dytë është muratur, e cila ëhstë tullë dhe llaç. Me këtë forcë sizmike që ne përjetuam nuk mundet kjo muraturë që të rezistojë.
(M.Q/Faxweb.al)