Pak ditë pas dëmtimit të sulmuesit të klubit të Partizanit, Edgar Çani, në faqen zyrtare të klubit ka reaguar vetë ai.
Ai shprehet se gjendja e tij fizike ka ardhur si rezulatat i mbingarkesës në stërvitje. Ndërsa tregon se përgatitjet për tekniko-taktike vazhdon ta zhvillojë normalisht me skuadrën.
“Gjendja ime fizike ka ardhur si rezultat vetëm i mbingarkesave në stërvitje. Aktualisht po ndjek një program me intensitet të lart trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencuar nga grupi. Ndërkohë përgatitjen tekniko-taktike vazhdoj ta zhvilloj normalisht me skuadrën.
Shpresoj që në të ardhmen nuk duhet të reagoj për formën time dhe të mos më duhet të mohoj fjalë jo të deklaruara nga unë personalisht, sepse nuk janë pjesë e profesionalizmit tim dhe nuk i shërbejnë pozitivisht ambientit te Partizani”, janë fjalët e futbollistit.
(S.SH/Shuplaka)