07:32 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëmtimi i dy vajzave nga rrëshqitja e gurëve, flet shoferi i autobusit: Pasojat mund të ishin më të rënda (Video)

09:24 | 06/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmtimi i dy vajzave nga rrëshqitja e gurëve, flet shoferi i autobusit: Pasojat mund të ishin më të rënda (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Në aksin që lidh Lezhën me Shëngjinin ka pasur një rrëshqitje masive gurësh, dhe për pasojë ka pasur dëmtime te një autobus që ishte duke kaluar.

Nga rrëshqitja e gurëve mësohet paraprakisht se janë lënduar dy gra që kanë qenë brenda në autobus.

Nga rrëshqitja ka marrë dëmtim pjesa e pasme e autobusit. Gjatë natës në zonë ka pasur reshje të shumta shiu. Duke folur për gazetarin e ‘’Fax News’’ Martin Marku, drejtuesi i mjetit u shpreh se ky është një aks problematik, dhe se nevojitet që të vendoset një rrjet, pasi terreni ka vazhdimisht rrëshqitje.

Sipas tij fatmirësisht gurët kanë prekur pjesën fundore të autobusit, pasi pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Në mjet në momentet kur kanë rënë gurët kanë qenë rreth 50 persona.

Një prej vajzave të aksidentuara është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

‘Për t’u pasur zili’, njihuni me sportistët më të pasur në botë

Para

”Koka” e trafikut të heroinës, shqiptari në Spanjë i pranon të gjitha para gjykatës

Para
”Koka” e trafikut të heroinës, shqiptari në Spanjë i pranon të gjitha para gjykatës

''Koka'' e trafikut të heroinës, shqiptari në Spanjë i pranon të gjitha para gjykatës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.