00:59 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dëmtimi i Gegës, reagon Presidenti i Federatës: Unë nuk jam mjek, por Luiza duhet të vinte me një këmbë

16:43 | 09/08/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmtimi i Gegës, reagon Presidenti i Federatës: Unë nuk jam mjek, por Luiza duhet të vinte me një këmbë

Dëmtimi në momentet e fundit i atletes Luiza Gega ka bërë që Shqipëria të mos ketë asnjë sportistë në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Londër.

Dëmtimi i Gegës ka ndodhur në mënyrë disi enigmatike dhe deri më tani nga vetë sportistja nuk ka një reagim.

Ndërsa ditën e sotme Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli është shprehur i indinjuar me tërheqjen vetëm pak orë përpara garës së 3000 m/ p të atletes, Luiza Gega nga kampionati botëror i Londrës

Sipas “Panorama Sport”, Ruli është shprehur se pretendimet e ngritura nga atletja për mungesën e infrastrukturës në vend për t’u stërvitur janë përralla.

Unë nuk jam mjek që të vlerësoj traumën që paraqet si shqetësim Gega, por do të isha më i vëmendshëm për ta ruajtur veten. Për sa i përket infrastrukturës me gropa dhe pa gropa, kjo është një përrallë për në orën 7. Unë si ish-atlet dhe si sportist që jetoj në botën e sportit, do të më vinte keq që të humbja okazionin për të qenë pjesëmarrës në kampionatin botëror.

 

Organizatorët e IAAFit (Federata Botërore e Atletikës) do të vlerësojnë rastin. Parimi olimpik në sport: “Nuk është e rëndësishme kush del i pari, është e rëndësishme pjesëmarrja ‘fair play’. Ky është motivacioni sportiv. Respekt edhe për atë që tërhiqet zvarrë”, tha Ruli.

Gjithashtu Ruli thekson u shoreh për atleten dhe trajnerin e saj Taulant Stërmasi, ishin kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

“Po më vjen shumë keq, pasi kemi bërë regjistrimin, kemi kryer pagesat, madje edhe shtesë. Atletja, këtë mund t’ia tregojë dikujt tjetër, jo mua që kam qenë ishsportist. Duhet të më kishte njoftuar më herët, pasi ne dogjëm edhe Izmirin nga kjo mundësi. Sinqerisht, unë e dua Luizën 100 për qind, por e dua të bëjë edhe gara.

Më duhet të them që jo vetëm unë, por edhe organizatorët e kampionatit botëror janë shprehur të zhgënjyer me mungesën e atletes Gega në garë, pasi korsia ka mbetur bosh. Ajo që duhet të bënte minimumi, të vinte në aktivitet, biletën e kishte të prerë. Pasi fundi i fundit, njerëz të gjallë jemi të gjithë. Ajo nuk ishte në regjim shtrati.

Do të ishte shumë korrekte të udhëtonte në Londër dhe ta paraqiste raportin mjekësor dorazi. Tashmë, ne nuk pretendojmë për kampionë bote. Duhet të vinte për të respektuar organizatorët, jo për mua. Të ketë respekt për flamurin shqiptar që valëvitet në hotel. Sinqerisht po më vjen shumë keq”, theksoi Ruli.

Më tej ai shtoi se e kishte detyrim dhe se duhet të vintë sikur edhe me një këmbë, pasi me këto veprime ajo tregoi se nuk është korrekte.

 “E përsëris, më vjen shumë keq me këtë që ka ndodhur. Nuk ka qenë korrekte me veprimin e saj. Personalisht, do të vija me një këmbë, pasi në fund të fundit, kemi edhe detyrime”, Përfundon Ruli.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: aksidentgjergj ruliluiza gega
Pas

Sekretari amerikan i Shtetit telefonon Edi Ramën, për çfarë kanë biseduar

Para

U nda nga burri por ish-vjehrra s’e lë rehat, vajza nga Tirana kërkon urdhër mbrojtje: Më kërcënon në telefon

Para
U nda nga burri por ish-vjehrra s’e lë rehat, vajza nga Tirana kërkon urdhër mbrojtje: Më kërcënon në telefon

U nda nga burri por ish-vjehrra s’e lë rehat, vajza nga Tirana kërkon urdhër mbrojtje: Më kërcënon në telefon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.