Një minorene e goditur gjatë protestës së ditës së djeshme me gaz lotsjellës nga Garda për të shpërndarë turmat është bërë simboli i një tjetër protestë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë nga disa të rinjë dhe fëmijë të cilët në mënyrë të heshtur kanë dhënë mesazhe kundër dhunës dhe sjelljes së Policisë dhe Gardës gjatë protestave të fundit.
Fëmijët e shoqëruar nga prindër por edhe të rinjë mbajtën kundërgaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Ministria e Brendshme.
Ndërkohë disa vajza të reja që i shoqëronin, kishin veshur bluza në të cilat ishte vendosur porreti i vajzës së dhunuar si dhe mbishkrimi “Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”, ndërkohë që marshimi i tyre përfundoi tëk Ministria e Brendhme duke qenë se është ehe institucioni më i lartë përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e Policisë së Shtetit.
Në shenjë sensibilizimi, fëmijët lanë aty maskat e kundragazit për të treguar indinjatën e tyre ndaj përdorimit të gazit në vende ku janë të pranishëm edhe gratë dhe fëmijët.