Lajme të këqija për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili po mendon për ndeshjen e së dielës në kampionat me Atletikon, por edhe për sfidën e Championsit me Lionin.
Ylli i skuadrës, Lionel Mesi, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me skuadrën dhe është në dyshim serioz për ndeshjen e radhës në kampionat, shkruan vipsport.
Trajneri Valverde shpreson ta ketë në dispozicion sulmuesin të paktën në ndeshjen e Champions League ndaj Lionit, por edhe kjo nuk është e sigurt.
Ndërkohë, trajneri i katalanasve mund të ngushëllohet me rikuperimin e mbrojtësit Samuel Umtiti, që mund të jetë plotësisht gati për sfidën europiane ndaj ish-skuadrës së tij.
Discussion about this post