Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.
Sipas informacioneve nga brenda instutucionit fetar theksohet se një gropë prej 6 metrash e thellë dhe me diametër 1 metër është hapur në vendin e pagëzimores së kishës.
Qëllimi i personave që kanë kryer këtë akt është grabitja, pas një informacioni të gabuar se se aty ndodhej i fshehur një thesa me flori.
Në lidhje me rastin në fjalë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.