Maminasi, Marikaj dhe Koxhasi, prej rreth dy orësh janë pa energji elektrike, shkak për këtë është bërë dëmtimi i Fidrit 20 KW.
Burime bëjnë me dije se fidri 20 Kw është dëmtuar nga një firmë që po punonte në mamina, duke lënë kështu në errësirë edhe Marikajn edhe Koxhasin. Mësohet se firma private ka qenë duke punuar në anësoret e autostradës për ta riparuar atë, dhe dyshohet se nga pakujdesia të ketë dëmtuar rrjetin e furnizimit me energji të zonave në fjalë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka nisur hetimet ndaj firmës në fjalë.
Në një reagim të OSHEE thuhet:
“Një subjekt privat, teksa po punonte anash rrugës dytesore (duke montuar garderela) në Sukth, përbri autostrades Tirane-Durres, ka demtuar rrjetin elektrik duke lene pa energji zonen perreth Sukthit (Durrës).
Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës mori masa duke bërë denoncimin në polici, dhe sakaq është duke punuar per dëmet në tre pjesë te ndryshme te fiderit F5 Sallmone”.
(B.B/ Faxweb.al)