Një i ri është vënë në prangat e Policisë së Pogradecit pasi dëmtoi xhamin e lokalit në pronësi të shtetasit B. Q. 42 vjeç, për motive të dobëta.
Veç këtij akti që prishi qetësinë dhe rendin publik, ky shtetas nuk iu bind urdhrit të policisë duke i kundërshtuar këta të fundit gjatë përpjekjes për ta shoqëruar në komisariat.
U krye arrestimi i Brian Syzo 26 vjeç, banues në Pogradec.
Detaje të policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Brian Syzo, 26 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.06.2017, në lagjen nr 2 në Pogradec për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta xhamin e lokalit në pronësi të shtetasit B.Q, 42 vjeç, banues në Pogradec, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjithashtu ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar këta të fundit, për të shmangur shoqërimin në ambjentet e Komisariatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 150, 242 e 274 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)