Agroturizmat në Vlorë, kanë ndërtuar një identitet të veçantë me mbarështimin e bagëtive të imta dhe prodhimin artizanal të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale foto nga një agroturizëm që ndodhet në jug të vendit, ku karakteristikë është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë.
“Ky është shembull i agroturizmit që përfaqësuar shijen unike të traditës dhe mikpritjes shqiptare”, shkroi Denaj.
“Sot, Agroturizmet janë një destinacion i përkryer për turistë vendas e të huaj që duan të shijojnë gatime autentikeme produkte made in Albania”, tha Denaj.