19:48 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pandemia rrit deficitin buxhetor me 463% në janar-prill, shtohen ndjeshëm shpenzimet sociale

07:55 | 20/05/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pandemia rrit deficitin buxhetor me 463% në janar-prill, shtohen ndjeshëm shpenzimet sociale

Teksa të ardhurat buxhetore shënuan një ulje dramatike gjatë muajit prill, me rreth 30 për qind, për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid, shpenzimet buxhetore u rritën lehtë në raport me prillin e vitit 2019, duke ndikuar në këtë mënyrë në thellimin e ndjeshëm të deficitit buxhetor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë prillit, shpenzimet buxhetore arritën gjithsej në 41,7 miliardë lekë më një rritje 4,1 për qind në raport me prillin 2019. Shtimi i shpenzimeve këtë muaj u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve për pagesa sociale. Transferimet sociale që u dhanë për shkak të pandemisë shënuan vlerën e 7,1 miliardë lekëve në muajin prill, duke pësuar një rritje me 238 për qind në raport me prillin e vitit të kaluar.

Teksa fondet buxhetore për pagesat sociale u rritën, alokimet për shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtje dhe pushtetin vendor pësuan rënie përkatësisht me 22 dhe 45 %. Gjithashtu ulje shënuan edhe shpenzimet kapitale, të cilat në prill pësuan rënie me 7,3 për qind në raport me vitin 2019. Ecuria e këtij zëri edhe gjatë pandemisë ka qenë në normalen e tij historike.

Shpenzimet korrente u rriten me 6 për qind sipas pasojë e fondeve shtesë për sektorin e shëndetësisë me qëllim blerjen e furnizimeve të nevojshme. Deficiti buxhetor në këtë muaj pësoi rritje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Balanca ishte minus 13,5 miliardë lekë nga një suficit 752 milionë lekë që ishte në prill 2019.

4-mujori, deficiti buxhetor përkeqësohet me 463 %, rriten investimet kapitale

Balanca buxhetore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë katërmujorit për shkak se të ardhurat buxhetore kanë rënë rreth 11 për qind dhe nga ana tjetër shpenzimet janë rritur me 2,8 për qind në raport me katërmujorin e parë 2019. Për pasojë deficiti buxhetor gjatë katërmujorit 2020 arriti në -15,6 miliardë lekë nga një suficit prej 4,2 miliardë lekësh që ishte vitin e kaluar.

Shpenzimet kapitale këtë katërmujor kanë përmbysur tendencën e viteve të shkuara, duke pësuar rritje. Edhe në vite normale shpenzimet kapitale vinin në ulje në muajt e parë të vitit, për shkak të vonesave në tendera, por këtë vit gjatë katërmujorit shpenzimet për investime kapitale arritën në 16,5 miliardë lekë me një rritje 12.8% në raport me janar-prill 2019.

Edhe përgjatë 4 -mujorit shpenzimet operative dhe ato për pushtetin vendor ranë përkatësisht me -5.4% dhe -24.4%. Zëri me rritjen më të lartë të shpenzimeve ishin pagesat sociale me një vlerë 14,5 miliardë lekësh, me një rritje 91 për qind në raport me vitin 2019, për shkak të alokimeve direkte që qeveria bëri për “ndihmën financiare”.

Pas

Plas në Qeveri/ Zv.ministri “shpërthen” ndaj Elva Margaritit: Ishe për mëshirë, dole e u poshtërove (Pendohet pak minuta më pas)

Para

Totti: Refuzoi Juven prej meje, e kam si vëlla. Flinte në shtëpinë e prindërve të mi

Para
Totti: Refuzoi Juven prej meje, e kam si vëlla. Flinte në shtëpinë e prindërve të mi

Totti: Refuzoi Juven prej meje, e kam si vëlla. Flinte në shtëpinë e prindërve të mi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.