Rehabilitimi i plotë i Hidrovorit të Grethit në Kavajë mundëson kullimin e 500 hektarëve tokë bujqësore. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se falë këtij investimi të Ministrisë së Bujqësisë, qindra ha tokë në të gjithë rrethin e Kavajës janë shpëtuar nga përmbytja.
Në një postim në rrjete sociale, Denaj ndau pamje të hidrovorit që është rikonstruktuar tërësisht pas investimit, duke e nxjerrë këtë objekt nga amortizimi disavjeçar.
“Me punimet për rehabilitimin e plotë të Hidrovorit të Grethit në Kavajë, një projekt që do të mundësojë kullimin e sigurt për rreth 500 hektarë tokë bujqësore dhe zonat e banuara përreth. Ky investim jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen e tokës nga përmbytjet, por edhe krijon kushte më të mira për fermerët të cilët punojnë çdo ditë për të rritur prodhimin bujqësor dhe për të fuqizuar ekonominë familjare dhe atë të zonës”, shkroi Denaj.