Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit duke deklaruar se do të marrë pjesë në votime, por edhe ka treguar arsyet që sipas tij ky process është i rëndësisjhm.
Ajo çfarë është e çuditshme në këtë deklaratë ka të bëjë me faktin se pavarësisht ‘ankimimeve’ që ka lidhur me këtë process në mungesë të pjesmarrjes së opozitës, më shumë se gjysmës së bashkive me një kandidat të vetëm si dhe rrisqet që ka demokracia të degradojë në sundimin e shumicës mbi pakicën, Biba flet formalizimin e kandidatëve.
Këtë e shpreh në këtë mënyrë kur thotë se “të zgjedhurit vendore përmes votimit qytetar formalizojnë marrjen e detyrës. Sepse kryebashkiakët tanë emërohen nga ne, votuesit e tyre”.
Biba e argumenton këtë duke arsyetur në të njëjtën linjë pavarësisht se me një llogjikë të çuditshme se vetëm kështu ata (kandidatët) i bëjmë të përgjgjshëm dhe mund t’ju kërkojmë llogri për premtimet dhe menaxhimin e parave publike.
Reagimi i plotë:
Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat?-do te pyese me te drejte ndonje.
Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike. Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen. Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem. Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres. Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post