Hapa pas, kështu e konsideron anëtari i KQZ Denar Biba marrëveshjen e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve, teksa thotë se diskutimet mes palëve nuk u ngritën asnjëherë në lartësinë e një Reforme Zgjedhore. Biba shprehet se mos depolitizimi i administratës zgjedhore është një lajm i keq, që shkon dhe kundër rekomandimeve të vetë OSBE-Ohdir.
“Praktikisht, politizimi i administrates zgjedhore tashme ngrihet edhe de jure ne nje nivel me lart, deri ne KQZ, duke hequr fare edhe ate vel te holle te pavaresise, qofte edhe ne dukje, vel te cilin anetaret e ketij institucioni jane perpjekur ta ruajne sa kane mundur e sa kane ditur, permes arsyetimeve dhe argumenteve ligjore ne vendimmarrje, shumica e te cilave (afermendsh jo te gjitha) jane gjetur korrekte edhe nga Raportet e OSBE-ODIHR nder vite dhe Komisioni i Venecias se fundi”, shkruan mes të tjerave Biba.
Nënkryetari i KQZ-së thotë më tej se politika shqiptare edhe këtë herë nuk tregoi pjekuri politike, dhe pati nevojë për ”prindërimin” e ambasadorëve.
Postimi i plotë i Bibës: Misioni thelbesor i zgjdhjeve ne nje demokraci liberale eshte ndryshimi apo rikonfirmimi i nje grupimi politik ne qeverisje te vendit, me metoda paqesore. Demokracia procedurale, e cila nenkupton gjithe procedurat qe mundesojne kalimin e pushtetit, perfshire edhe sistemin zgjedhor, duhet te mundesoje nje perkthim sa me te drejte te vullnetit te zgjedhesve ne karrige parlamentare.
Nese ne nje shtet kalimi apo mbajtja e pushtetit behet paqesisht dhe vullneti i zgjedhesve perkthehet ne menyren me te perafert te mundshme, atehere mund te thuhet se aty eksiztojne bazat per konsolidimin e demokracise. Ne kuptim te sa me lart, gjithe cfare kuptohet me “demokraci procedurale” (sistemi zgjedhor, administrata zgjedhore, teknologjia ndihmese, etj.) eshte thjesht instrumentale dhe jo nje qellim ne vetvete.
Ndryshimet e arritura nga Keshilli Politik veshtire se mund te ngrihen ne standardin e nje “reforme”, per te mos thene se ka hapa pas. Praktikisht, politizimi i administrates zgjedhore tashme ngrihet edhe de jure ne nje nivel me lart, deri ne KQZ, duke hequr fare edhe ate vel te holle te pavaresise, qofte edhe ne dukje, vel te cilin anetaret e ketij institucioni jane perpjekur ta ruajne sa kane mundur e sa kane ditur, permes arsyetimeve dhe argumenteve ligjore ne vendimmarrje, shumica e te cilave (afermendsh jo te gjitha) jane gjetur korrekte edhe nga Raportet e OSBE-ODIHR nder vite dhe Komisioni i Venecias se fundi.
Pertej ndjesise jo te mire qe na dha prinderimi ambasadorial, i cili vec se na provon per te disaten here se ne jemi ende te papjekur politikisht dhe te paafte per te toleruar e mirekuptuar interesin e kundershtarit ne funksion te qellimeve me te larta shtetformuese, e vetmja gje te ciles mbetet t’i gezohemi pas gjithe kesaj perpjekje sizifiane, me shume mund e fare pak produkt, eshte renia dakord.
Me shprese se do te kemi zgjedhje paqesore dhe grupimet qe aspirojne pushtetin do te pranojne rezultatin, cilido qofte ai. 30 vjet me pare, studiuesi i politikave te tranzicionit dhe i teorise se konflikteve klasore, Ralf Dahrendorf profetizoi ate qe do te shnderrohej ne maksimen e famshme te 6-ave, kur tha se “duhen 6 muaj per te ndryshuar nje sistem politik, 6 vite per te transformuar nje sistem ekonomik dhe 60 vite per te transformuar mentalitetin shoqeror”. Mesa duket, jemi vetem ne gjysem te rruges. Mekat, se jane vite nga jeta jone. (E.K/Faxweb.al)