Kryetari i KQZ-se Denar Biba në një intervistë për Tonight Ilva Tare deklaron se herët a vonë hetimi që ka nisur prokuroria lidhur me KQZ do të shfryhet.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që jemi në hetim 4- 5 muaj para zgjedhjeve. Është një hetim që herët a vonë do të shfryhet. Asnjëherë nuk kam dashur të besoj se ka konflikt mes KQZ e Prokurorisë, pasi prokuroria është i vetmi partner që kemi në këtë proces. Ne të dy kemi qëllim të përbashkët pastrimi i politikës nga elementë kriminalë. Ky nuk është qëllim personal por institucional. Nuk besoj se ka konflikt por ne jemi përballur në këndvështrime të ligjit”, -tha Denar Biba.
Më 16 shkurt 2017 Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal ndaj KQZ-së duke e akuzuar për shkelje ligjore si për rastin e deputetit socialist Armando Prenga ashtu dhe për dy kryetarë bashkie.
Përmes një deklarate për mediat mw pas Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve iu përgjigj akuzave të opozitës për dekrimalizimin. Sipas KQZ dy deputetët e lakuar Artan Gaçi dhe Armando Prenga nuk preken nga ligji i dekriminalizimit.
“Me Prokurorinë kemi një angazhim shumë të mirë. Ka një hetim poër KQZ por nuk më kanë thirrur mua personalisht”,- u shpreh kreu i KZQ, Biba. (M.D/ Shuplaka)