Avokati Alitn Goxhaj është shprehur ditën e sotme se aëtarët e KQZ të zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilët kanë refuzuar njohjet e çdekretimit të Presidentit Meta mund të dënohen ne 2 vjet burg për “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
“Denari dhe 3 denarët e tjerë mavi dënohen deri në 2 vjet burg sipas Nenit 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” të Kodit Penal”-shkruan Goxhaj në Facebook.
Ndër të tjera ai shton: Çfarë bëri Denari dhe e denarët e tjerë mavi të KQZsë sot! Sipas Kodit Penal dhe Kushtetutës, ata përvetësuan titullin dhe detyrat shtetërore të Gjykatësve dhe Gjykatës Kushtetuese duke e shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës së Gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese! Sipas Kodit Penal kjo përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kodi Penal Neni 246 Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.