Ish zyrtari i AMP, Kushtrim Selimi, është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë vendosur nga gjykata ndaj tij. Ndaj tij fillimisht nuk ishte caktuar masë sigurie, por pas provave, prokurori ka kërkuar masë “detyrim paraqitje” dhe bllokim të pasaportës për të dalë jashtë shtetit.
Kushtrim Selimi, ish-zyrtari i AMP akuzohet se përmes një portali tentonte të vendoste gjoba përmes shkrimeve të rremë dhe denigruese ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenë të ndryshëm.
Në këtë skemë ishte përfshirë edhe kolegia e tij Rexhina Omeri dhe një gazetar.