Për herë të parë, qeveria ka reaguar mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove.
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh për dënimin e Tahirit, se kjo është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste.
“Eshtë çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare!”/tch/