“Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një koment”, kjo ishte e vetmja fjali e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, teksa u pyet nga ana e gazetarëve për dënimin e Saimir Tahirit me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.
Soreca, një nga ithtarët e Reformës në Drejtësi në vendin tonë, duket se nuk ka gjetur dot fjalët për të përshkruar procesin ndaj ish-ministrit të brendshëm shqiptar.
Gjykata e Krimeve të rënda në vendimin e dhënë dje ndaj Tahirit, sipas shumë njohësve të ligjeve dhe juristëve në vend, ka shkelur juridiksionin e saj pasi shpërdorimi i detyrës nuk është një akuzë që mund të gjykohet nga kjo shkallë e drejtësisë.
Shumë analistë dhe gazetarë e cilësuan dënimin ndaj Tahirit një qokë të drejtësisë për ndërkombëtarët, pasi në rast se do u referoheshim provave të prokurorisë që bënin me faj ish-ministrin ato mungonin.
Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se asnjë personazh i qeverisë Rama nuk ka komentuar vendimin ndaj Tahirit, pavarësisht se deri para dy vitesh ai ishte një nga figurat qendrore në partinë socialiste, si dhe i cilësuar një nga ministrat më të suksesshëm.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post