03:55 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dënimi i ushtarëve, Mesila Doda: Ministrat të lënë volejbollin dhe të nisin aksion për mbrojtjen e djemve shqiptar

07:11 | 30/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënimi i ushtarëve, Mesila Doda: Ministrat të lënë volejbollin dhe të nisin aksion për mbrojtjen e djemve shqiptar

‘’Për “ushtarët e shqipes” dhe ata që luajnë derën’’, kështu e ka nisur shkrimin e saj Mesila Doda për ushtarët shqiptarë të cilët u denuan në Greqi.

Ajo ka kërkuar reagim nga pala shqiptare që t’i jepet fund shovinizmit grek. Gjithashtu ka akuzuar edhe palën shqiptare që nuk ka reaguar në kohë.

Shkrimi i plotë:

Ky është kapitulli i radhës i marrëzisë së shtetit fqinj, ndërsa për gjithë frikacakët dhe “tolerantët” e shovinizmit grek, është mësimi i radhës. Rekrutët shqiptarë dënohen, kurse shteti fqinj anëtar i BE-së, i NATO-s, OSBE-së, KE-së e kështu me radhë del krejt pa lagur sikur ka kryer aktin më normal në botë.
Sot, misionet e të drejtave të njeriut do duhej të kishin ngritur zërin, shteti ynë do duhej të kish thirrur ambasadorin dhe atasheun ushtarak të shtetit fqinj, ndërsa ne nuk dimë as emrat e Ushtarëve të Shqipes.
Çfarë i afruam atyre djemve? Ndihme? Jo! Dinjitet? Jo! Përkundrazi, i thamë gjithë djemve dhe vajzave shqiptare që mos të guxojnë të deklarohen bijtë e shqipes, jo në publik, jo përballë njerëzve e kamerave…, ndryshe jeni në mëshirë të Panos Kammenos e gjithë soj e sorollopit të tyre.
Unë nuk besoj se është koha e reagimeve virtuale nga shteti im. Shteti ime është anëtar i institucioneve ndërkombëtare, është anëtar i NATO-s, OSBE-së, KE-së, pret të hapë negociatat me BE-në, ndaj heshtja në këtë rast është fyese, është e palogjikshme, është e pafalshme.
Nesër ministrat duhet të lënë volejbollin e basketbollin me njëri-tjetrin dhe në mënyrë urgjente të nisin një aksion të koordinuar për të ndihmuar djemtë e dënuar. Emrat, shkaku, shkelja e të drejtave të njeriut duhet të jenë para syve të gjithë botës. Qeveritarët kanë patur boll kohë të luajnë derën e të gjuajnë topa zhytsi. Djemtë e Shqipes duan ndihmë dhe kurrkush tjetër, përveç shtetit shqiptar nuk ja afron dot. Lëvizni e ndihmoni ata që e meritojnë dhe kanë nevojë për ndihmë dhe të trimëroni të tjerët. Lëvizni se e keni detyrë kushtetuese dhe njerëzore. Boll me heshtje, boll me frikë!(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: mesila dodareagimshovinizmi grekushtare shqiptare
Pas

MOTI 30/01/2017

Para

Sulmohet xhamia në Kanada, raportohet për 5 viktima. Dyshime për sulm terrorist

Para
Sulmohet xhamia në Kanada, raportohet për 5 viktima. Dyshime për sulm terrorist

Sulmohet xhamia në Kanada, raportohet për 5 viktima. Dyshime për sulm terrorist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.