Pas dënimit të babait të tij, Petro Beleri ka reaguar kundër vendimit të GjKKO-së.
Ai u shpreh ky vendim është 100% i qeverisë shqiptare, në një kohë kur të gjitha argumentet kundër Fredi Belerit janë rrëzuar. Petro Beleri shtoi se qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë dhe se do të gjithë mbështetësit e Fredi Belerit do të luftojnë deri në fund
Reagimi i Petro Belerit:
“Ky vendim i shërben 100% qëllimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur të gjitha argumentet e tyre janë rrëzuar. Duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë kur përpiqen me çdo mënyrë të pengohet kryetari i zgjedhur ligjërisht? Tashmë qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë Himariotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, plus ata që ishin brenda në sallë. Bëhet fjalë për një gjyq historik me zhvillimin më negativ për palën greke. Ne do të vijojmë me qëndrimin tonë të civilizuar dhe do të luftojmë deri në fund”