13:17 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dënimi minimal për Saimir Tahirin, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

07:18 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOLAJM/ Para kamerave u përpoq të fshihte sikletin, por Saimir Tahirin e tradhëton…

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë mbrëmjen e së enjtes, me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata rrëzoi këto akuza, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se ato ishin të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.

Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ndërsa pas vendimit të gjykatës zoti Tahiri u shpreh i habitur. “Për 2 vjet u hetova si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë se meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, paskam shpërdoruar detyrën. Jam pa fjalë se Gjykata më quan përgjegjës se disa kushërinj të mi përdorën emrin tim”, tha zoti Tahiri jo pa ironi, duke njoftuar se ai do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, vendimin e mbrëmjes së sotme. /Zëri i amerikës

Pas

Horoskopi për ditën e sotme/ Shenja që duhet të luftojë fort për …

Para

“Bën gërr-gërr kot”, gazetaret përplasen ashpër për Saimir Tahirin (Video)

Para
“Bën gërr-gërr kot”, gazetaret përplasen ashpër për Saimir Tahirin (Video)

“Bën gërr-gërr kot”, gazetaret përplasen ashpër për Saimir Tahirin (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.