Një aksident me pasojë vdékjen ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit.
Një automjet tip benz ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë. Për pasoje njëri nga personat që ndodhej në makinë ka gjetur vdékjen e menjëhershme.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka humbur jetën është 24-vjeçari Denis Dedgjoni (personi që shihni në foton e mëposhtme), i cili ka qenë dhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që pasagjeri që ka qenë brenda mjetit, Ndue Pjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit, i cili mbeti edhe viktimë në përplasjen që rezultoi fatale për jetën e tij.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdékjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)