Haxhi Shehu 35 vjec dhe Fitim Premci 39 vjec janë dënuar nga Gjykata me 10 vite e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe.
Dy shqipëtarët u arrestuan rreth një viti më parë më 13 mars 2018 ku në makinën e tyre tip Ford u gjendën 79 kilogramë lëndë narkotike në vlerë prej 8 milionë paundë.
Nga kërkimet e detajuara në bagazhin e makinës si dhe në banesën e 2 shqipëtarëve në Newland janë gjetur dhe disa kg të tjera drogë, celularë, makina llogaritëse si dhe para.