01:36 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dënohet deklarata e ministrit izraelit për sulm bërthamor në Gazë

11:48 | 14/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënohet deklarata e ministrit izraelit për sulm bërthamor në Gazë

Kina, Irani dhe disa shtete arabe kanë dënuar deklaratën e një ministri izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion në luftën Izrael-Hamas, duke e quajtur këtë qëndrim si kërcënim për botën.

Në konferencën e së hënës në Kombet e Bashkuara, qëllimi i së cilës ishte krijimi i një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme, shumë ambasadorë dënuan dhe kritikuara deklaratat e bëra nga ministri i Trashëgimisë së Izraelit, Amihai Eliyahu, i cili më vonë i quajti deklaratat e tij si “metaforike”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shpejt hodhi poshtë deklaratat e tij dhe e pezulloi atë nga pjesëmarrja në takimet e Qeverisë.

Izraeli as nuk ka konfirmuar e as mohuar se ka aftësi bërthamore. Gjerësisht besohet se ky shtet ka armë bërthamore dhe një ish-punonjës i një reaktori bërthamor ka kaluar 18 vjet në burg, pasi ka publikuar detaje dhe fotografi të arsenalit të dyshuar bërthamor të Izraelit në një gazetë britanike më 1986.

Zëvendësambasadori i Kinës në OKB, Geng Shuang, tha se Pekini ishte i “tronditur” dhe i cilësoi deklaratat si “ekstremisht të papërgjegjshme” që duhen menjëherë të dënohen.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë të reagojnë ndaj deklaratës dhe të bashkohen në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Geng tha se Kina është e gatshme të bashkohet me shtete të tjera për të punuar në krijimin e një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Shefja për çarmatim në OKB, Izumi Nakamitsu, e cila bëri hapjen e konferencës, nuk e përmendi Izraelin. Por, ajo tha se “çdo kërcënim për të përdorur armë bërthamore është i papranueshëm”.

Ajo, po ashtu, përsëriti thirrjen që Lindja e Mesme të jetë një zonë pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, duke thënë se duhet të arrihet paqe mes Izraelit dhe palestinezëve përmes zgjidhjes me dy shtete.

Ambasadori i Omanit në OKB, Mohamed Al-Hassan, që foli në emër të gjashtë shteteve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit – ku përfshihet edhe Arabia Saudite – tha se kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Gazë, “riafrimon brutalitetin e pushtimit izraelit kundër popullit palestinez” dhe “mosshpërfilljes ndaj jetëve të pafajshme”.

I ngarkuari me punë i Libanit, Hadi Hachem, po ashtu dënoi komentet e ministrit të Trashëgimisë së Izraelit, duke thënë se “kjo është vetëpranim për armë bërthamore dhe kërcënimi i tyre për t’i përdorur paraqet kërcënim serioz ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe të rajonit”.

Ambasadori i Iranit, Amir Iravani, tha se kërcënimet bërthamore drejtuar palestinezëve nga zyrtarë të lartë izraelitë paraqesin “krenarinë” e Izraelit për posedimin e armëve të tilla.

Përfaqësuesit izraelitë nuk folën në konferencë, por Netanyahu ka thënë se kërcënimi kryesor ndaj shtetit të tij është që Irani të ketë armë bërthamore, duke shtuar se është i gatshëm që të parandalojë që kjo të ndodhë.

Përpjekjet që Lindja e Mesme të jetë një zonë pa armë bërthamore datojnë që nga vitet ’60 dhe përfshijnë thirrjet e bëra përmes Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore të vitit 1995 dhe një rezolute të vitit 1998 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që u ka kërkuar shteteve që të kontribuojnë në krijimin e kësaj zone. REL

Pas

Tentoi të trafikonte drogë drejt Kosovës, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Para

Megaoperacioni “Tempulli”/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre shtetas në Fier(Emrat)

Para
Megaoperacioni “Tempulli”/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre shtetas në Fier(Emrat)

Megaoperacioni “Tempulli”/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre shtetas në Fier(Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.