Ish-Drejtori i Policisë Ndërtimore IKMT-së, Fatmir Metaj, është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg, nga Gjykata e Tiranës.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, lidhur me shembjen e katër objekteve në Tiranë e Vaqarr.
Shembja e 4 objekteve për të cilat Metaj akuzohet është kryer në periudhën 2013-2014, ndërkohë një prej tyre ishte me leje e 3 të tjera në proces legalizimi.
Fatmir Metaj është pezulluar për 3 vite nga ushtrimi i detyrës.
(B.B/ Faxweb.al)