01:57 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dënohet me 2 vite burg ish-shefi i Financës në IEVP Kosovë, Lushnje

16:09 | 05/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
GJKKO rrëzon kërkesën e Dervishajt dhe Merdanit për inceneratorin e Fierit, çështja e tyre s’kalon në Gjykatën e Tiranës

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish-shefin e Financës në IEVP Kosovë në Lushnje.

Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnje përfitoi nga zhvillimi i një tenderi me objekt transportin në IEVP-në e Kosovës duke kryer veprime të njëanshme dhe duke shkelur barazinë në tender.

Policia e ndaloi Myftarin rreth 2 javë më parë dhe që nga sot ai fillon shlyerjen e dënimit 2 vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier

Vijon operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për ndalimin e shtetasve të dënuar nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në një tender të zhvilluar në IEVP Kosovë.

Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës të këtij institucioni, i cili është dënuar me 2 vjet burgim.

✅Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Në vijim të veprimeve operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Takimi i fundit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasit Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv

Para

Inceneratori i Elbasanit/ Lirohet Alqi Bllako, ja me sa vite burg u denua Lefter Koka

Para
Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të akuzuarit e tjerë

Inceneratori i Elbasanit/ Lirohet Alqi Bllako, ja me sa vite burg u denua Lefter Koka

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.