Më 20 maj 2020, një 52-vjeçar u vra nga një plagë me thikë në zemër në Palmer Park, në Cenon. Pavarësisht mohimeve, Sahmet Lushaj, ish-futbollist i skuadrës së qytetit të Shkodrës Vllaznia, u shpall fajtor për vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge, të mërkurën e shkuar më 29 maj.
Pas katër ditësh diskutimesh, gjykata shpalli fajtor Sahmet Lushajn për vrasjen e Avdyl Nuhiallari, i vrarë me thikë në zemër, më 20 maj të vitit 2020, në Palmer Park, në Cenon. Sahmet Lushaj u shpall fajtor edhe për grabitje me armë dhe trafik droge. 26-vjeçari shqiptarë është dënuar me 30 vjet burg dhe është ndaluar përgjithmonë për të qëndruar dhe për t’u futur në francez, pavarësisht se ai gjithmonë ka mohuar të jetë autori i goditjes me thikë.
Më 20 maj 2020, Sahmet Lushaj ka mbërritur në Cenon së bashku me të vëllanë për të mbledhur një borxh të lidhur me lëndët narkotike. Ai nuk kishte gjetur asnjëherë njeriun që kërkonte por të afërmit e tij, mes të cilëve edhe babain e victimës, Avdyl Nuhiallari, 52 vjeç. Gjatë diskutimeve me tone të ashpra, Sahmet Lushaj nxori një thikë. Për këtë ngjarje janë proceduar penalisht tre persona të tjerë po me të njëjtën akuzë për trafik droge, të cilët u dënuan deri në 1 vit burg.