Ish-ylli juventin, sulmuesi danez, Nicklas Bendtner, është dënuar me 50 ditë burg, për sulm ndaj një taksisti në muajin shtator.
30-vjeçari, i cili luan për Rosenborgun në Norvegji, e ka apeluar menjëherë këtë vendim e për këtë ai nuk ka hyr në burg. Avokati i tij deklaroi se Bendtner do të jetë i lirë, deri kur një gjykatë më e lartë të marrë vendimin e saj.
Incidenti në fjalë është kapur nga një kamerë sigurie në shtator ndërsa ish-sulmuesi i Juves dhe Arsenalit, ka pranuar që e ka goditur taksistin ën fytyrë, por tha se u ndje i kërcënuar kur shoferi i hodhi një shishe drejt tij dhe të dashurës së tij, kur po dilnin nga makina pa paguar.
(B.B/ Faxweb.al)