04:01 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dënohet ushtari që vrau palestinezin në Izrael, Netanjahu: Faleni!

07:24 | 05/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
Dënohet ushtari që vrau palestinezin në Izrael, Netanjahu: Faleni!

Ka pranuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj agresorit palestinez, duke menduar se mund të kishte me vete një rip me eksploziv. Por gjykatësi ka rrëzuar versionin e ushtarit izraelit Elor Azaria, i shpallur fajtor nga Gjykata Ushtarake e Tel Avivit.

Viktima, Abdel Fatah Sharif, u qëllua për vdekje në 24 mars 2016 në Hebron nga Azaria, ndërsa ishte i shtrirë në tokë, i plagosur rëndë edhe nga plumbat e qëlluar nga ushtarët e tjerë. “Goditja finale me armë zjarri ndaj tij ishte e pajustifikuar”, – ka thënë gjykatësja Maya Heller.

Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanjahu, është shprehur në favor të faljes së Azarias. “Është një ditë e vështirë dhe e dhimbshme për Elor, familjen e tij, ushtarët izraelitë, prindërit e tyre dhe për qytetarët e vendit tonë”, – ka thënë Netanjahu.

I dënuar për vrasje me dashje, ushtari ishte në proces gjyqësor që prej majit të vitit të shkuar. Procedimi gjyqësor ndaj tij ka shkaktuar jo pak polemika në Izrael. Partisë e djathta i kanë siguruar Azarias të gjithë mbështetjen e tyre, pavarësisht nga dënimi i dhënë ndaj tij nga vetë krerët e forcave të armatosura izraelite.

Ajo ndaj ushtarit 20-vjeçar, ka qenë një nga proceset që kanë përçarë më shumë vendin në historinë e shtetit hebraik. Qindra manifestues të ekstremit të djathtë kanë protestuar në rrugët e Tel Avivit në mbrojtje të rreshterit të ri. Por nga ana tjetër, krerët e forcave të armatosura, kanë nënvizuar se nuk është e pranueshme të shkelen rregullat e ushtrisë duke qëlluar një person të plagosur në tokë, qoftë “edhe kur bëhet fjalën për jetën e një armiku”.

Megjithatë, vendimi i vërtetë do të depozitohet pas një muaji dhe ligji parashikon një dënim maksimal që shkon deri në 20 vjet burg. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”571″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: izraelNetanjahupalestineziushtari
Pas

2-vjetori i masakrës, “Charlie Hebdo” me një numër special. (Foto e karikaturës në brendësi)

Para

SHTYPI I DITËS. 05/01/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS. 05/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.