Kryetari i Partisë DEmokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas dënimit të këshilltarit të PD në Bashkinë e Tiranës Akil Kraja, me 250 mijë lekë gjobë për shpifje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha, teksa e quan gjykatësen Regleta Panajoti, që tha dënimin për Krajën, si kamikaze të Ramës, shkruan: “As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.”
Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.
Lidhur me këtë padi, sot ai ka dalë para togave të zeza me pretendimet se ndihet “i turbëlluar shpirtërisht”, ndërsa gjykata ka vendosur s eakuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt janë të pavërteta, e kësisoj ka dënuar këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë gjobë për shpifje.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post