Komisionerët e opozitës në qendrën e votimit në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ kanë pretenduar se punonjës të administratës po intimidojnë dhe orientojnë qytetarët.
Në një intervistë për Fax news, një prej komisionerëve u shpreh se jashtë qendrës së votimit qëndrojnë dhjetëra punonjës të OSHEE dhe administratës, ndërkohë që pavarësisht se është kërkuar ndërhyrja e policisë, kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Komisionerja e PS-së mban shënim numrat e personave që votojnë, aty jashtë është e mbushur plot me punonjës të OSHEE-së dhe të administratës. Ky proces më skandaloz se kaq nuk mund të ishte, nuk ka asnjë punonjës policie, i ke jashtë të gjithë administratën, të gjithë punonjësit e UKT-së”, u shpreh një prej komisionerëve.
Të njëjtin pretendim ka dhe një tjetër komisioner i kësaj qendre votimi.
“Administrata e Bashkisë është e gjitha nëpër korridore, shoqërojnë votuesit, unë jam komisioner i Partisë Demokratike”, shprehet komisionari.