20:04 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

DENONCIMET E PDIU-së, reagon Kryemadhi: Kjo është vetëm një pjesë, kemi nisur punën për t’ia treguar ndërkombëtarëve ç’ndodhi

10:22 | 11/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
GRUAJA E PARË SHQIPTARE që drejton një parti, Monika Kryemadhi në krye të LSI-së

Pas denoncimit të PDIU-së me video për deformimin e votave të tyre në favor të PS-së ka reaguar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo shkruan se kjo është vetëm një pjesë e deformimit të votës që Rama dhe PS arritën të bënin në 25 Qershor.

Kryemadhi vijon më tej duke thënë se LSI do të jetë çdo ditë pranë qytetarëve për ti dëgjuar ata dhe për të dëshmuar para ndërkombëtarëve farsën që u bë në zgjedhjet e fundit.

Duhet thënë se LSI ka qenë një nga partitë e para që është shprehur për deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e Qershorit. 

REAGIMI I KRYEMADHIT:

Mirëmëngjes miq! Këto ditë të nxehta të korrikut doja të ndaja me ju atë që të gjitha partitë po denoncojnë me fakte konkrete, blerjen dhe deformimin e votës së 25 qershorit. Farsën elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga rilindasit e tij, arrogancën dhe pafytyrësinë e tyre për tjetërsimin e votës së shqiptarëve.

Unë jam e bindur që kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur vërtet në 25 qershor, sikunder jam e sigurt se beteja jonë për të rikthyer legjitimitetin e votës së shqiptarëve sapo ka nisur. LSI tashmë është e qartë dhe e vendosur, e fortë dhe e bindur në luftën e saj për të rikthyer të drejtën themeltare të demokracisë, votën e lirë.

Ndaj për këtë do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve, do të dëgjojmë dhe mbledhim çdo dëshmi manipulimi, do të hartojmë dhe ndërtojmë politikat tona për të dëshmuar këtë farsë elektorale, për të vërtetuar edhe njëherë para të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që duan të dëgjojnë të vërtetën, se 25 qershori ishte dita e deformimit të votës. Beteja jonë sapo ka nisur dhe bashkë me ne është shumica e shqiptarëve, ajo që paratë e drogës dhe krimit nuk arriten ta blejnë! 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: denoncimikryemadhimonika krymadhireagimi
Pas

DENONCIMI I DYTË I RËNDË/ ”Kam mbaruar në “La Sapienza” por as mjek fshati s’më morën drejtorët e tu”

Para

Ç’po ndodh në LSI, pritet mbledhje urgjente e Kryesisë

Para
Ç’po ndodh në LSI, pritet mbledhje urgjente e Kryesisë

Ç'po ndodh në LSI, pritet mbledhje urgjente e Kryesisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.