Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas denoncimeve dhe ankesave të marra nga qytetarët mbi vendimet gjyqësore të dhëna ndaj tyre, ka sqaruar opinionin publik me anë të një deklarate se kjo structurë nuk do të rishqyrtojë vendimet gjyqësore, dhe nuk do të merret as me rihapje të proceseve, duke theksuar se denoncimet e qytetarëve do të merren parasysh vetëm gjatë rivlerësimit të figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më tej në sqarimin e saj, KPK i ka bërë thirrje qytetarëve që të dërgojnë fakte implikuese, duke u siguruar një hetim mbi informacionet e sjella. (B.H/Faxweb)