04:00 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi/ 22 vjeçarja nga Kinostudio: Dy persona më futën në makinë, më përdhunuan

08:55 | 07/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Një vajzë 22­-vjeçe ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës, pasi ka denoncuar se është rrëmbyer e përdhunuar nga dy djem të panjohur. Policia ka nisur menjëherë hetimet sapo i është marrë kallëzimi të dëmtuarës, ndërsa ka dyshime se autorët ajo mund t’i ketë njohur në “Facebook”.

Burime nga Policia thanë se shtetasja 22­-vjeçare me iniciale E.Q. është paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”.

Disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin. Sipas deklarimeve të saj, rruga me dy autorët ka zgjatur shumë pak minuta, deri te një shtëpi e braktisur ku ata e kanë dërguar.

Por vajza tregon se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Në fund, teksa e kanë dërguar sërish në rrugën ku e kishin marrë me makinë, e kanë kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në polici, pasi do të hakmerreshin keq me të. Burimet thanë se deklarimi i vajzës është marrë në prezencën e një psikologeje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar.

E pyetur për dy autorët, në mënyrë që të jepte ndonjë përshkrim fizik të tyre, 22­-vjeçarja ka treguar se nuk e ka parë asnjërin nga personat, pasi gjatë gjithë kohës i ka pasur sytë e lidhur.

Pas

Dëshmia në gjyq: Si zbulova vetë vrasësit e vëllait, pagova 10 mijë euro

Para

Furgoni plot me hashash kapet në Fier, ecte në rrugën nacionale

Para

Furgoni plot me hashash kapet në Fier, ecte në rrugën nacionale

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.