Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri lirimin nga burgu të Leonard Dukës, 33-vjeçari i arrestuar disa ditë më parë bashku me vëllain e tij, pasi ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes, (lexo këtu).
Qytetari shprehet se Duka bashkë më tre të arrestuarit e tjerë (Elvis Gaçaj 44-vjeç, Oltion Loga, 38-vjeç dhe Dritan Agaj, 38-vjeç, të gjithë banues në Tiranë janë liruar nga burgu pas takimit të avikatit me inicialet I.M me prokurorin që kishte nën hetim çështjen. Qytetari pretendon se prokurori e ka mbyllur hetimin pasi është korruptuar me para.
Ndërkohë ai shprehet se Leonard Duka është një trafikant i qënieve njerëzore, i lëndëve narkotike dhe autor vrasjesh i cili sipas tij i ka shpëtuar disa herë drejtësisë.
Postimi i plotë i Berishës:
Arrestohen per droge dhe planifikim vrasje por lirohen se ishin tanet!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr a ke munsi me investiguar nje ngjare para nje jave ku kapen 4 persona per trafik nderkombetare edhe po planifikonin nje vrasje leonard duka, investigoje se do dali dicka nga keta prokuroret qe kane kaluar gjoja vetingun si te paster,jane liruar mbas dy ditesh keta persona
Une i njoh personat shume.mire edhe edi me cfare meren ngjaraja ka ndodhur dy dit mbas protestes tone
Avokatka qene I M
Ka takuar prokurorin qe kish ceshtjen edhe e ka.mbyllyr me leke Eshte nje grup.qe meret me trafik nkerezish droge dhe vrasje Ky leonardi i ka shpetuar shume here drejtesise Madje akuzohet per plagosje te ministria kultures para dy vitesh
Kujtojmë se ne anë të një njoftimi pasditen e 8 prillit, policia e Tiranës ka deklaruar se janë arrestuar katër shtetas të cilëve ju janë sekuestruar armë zjarri, monicion luftarak, mjet të blinduar dhe drogë.
Faxweb.al mëson se katër të arrestuarit janë, Elvis Gaçaj 44-vjeç, Oltion Loga, 38-vjeç, Dritan Agaj, 38-vjeç dhe Leonard Duka, 33-vjeç të gjithë banues në Tiranë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.
Policia njofton se “Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës”, duke paralajmëruar se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.
44-vjeçari Elvis Gaçaj nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit. Në tetor të viotit 2015 ai mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë. Por as ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej. Ai iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera përpara kësaj ngjarje, të cilat kanë qenë sulme me eksploziv.
Në atentatin e parë rreth 5 vite më parë, Gaçaj u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinën e tij, ndërsa atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.
Ndërkohë, 33-vjeçari Leonard Duka, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.
Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit:
- L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
- D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
- O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
- E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– Një mjet të blinduar;
– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.
Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.
(F.GJ/FAXWEB.AL)