Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti nga Univeristetit shtetërorë të Shkodrës, Luigj Gurakuqi.
Sipas denoncimit të bërë tek Berisha, thuhet se diplomat e 300 studentëve të regjistruar në Bachelor në vitin 2013, janë false.
Postimi i plotë
Qendrim cinik dhe i papergjegjshem i ndrikull Nikolles ndaj studenteve!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
“Pershendetje I nderuar!
Dua te denoncoj nje poshtersi dhe krim qe behet ne universitetin Luigi Gurakuqi Shkoder.
Pavaresisht 5 viteve te tmerrshme ne ate institucion ku kemi duruar cdo lloj grabitqari te degjeneruar qe vetem leke kerkojn nga te gjithe studentet, ne perfundim te masterit marrim vesh qe diplomat tona te bachelorit jan fallso.
Behet fjale per 300 studente te regjistruar ne vitin 2013 qe e kane kte problem.
Justifikimi eshte gabimi i sekretares ne numrat e matrikullimit, por fakti qendron ne mbulimin e poshtersive te tyre nder vite ne shitjen e diplomave fallso.
Ne e marrim vesh nje gje te tille pas 5 vitesh , dhe nuk kan bere asnje tentative per ta korrigjuar. I bie qe mundi jone dhe sakrifica e prindve tone qe me borxhe na e kane paguar shkollen, shkoi kot.
Ju lutem denoncojeni kete krim qe po bejne me ne.
Anonim ju lutem!!!
Ministria e arsimit e di kete gje sipas informatave dhe nuk kane marre asnje mase”